Alarm për shkak të norovirusit në Lojërat Olimpike

Është rritur në 194 numri i të prekurve nga virusi i quajtur “norovirus”, pasi gjatë Lojërave Dimërore Olimpike në Pyeongchang të Koresë së Jugut, janë prekur dhe 17 persona të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në njoftimin e publikuar nga komiteti organizues, thuhet se nga virusi në fjalë janë prekur edhe 17 persona.

Zyrtarët bënë të ditur se në qytetin Pyeongchang janë prekur 8 persona ndërkaq në qytetin Gangneung janë prekur 9 persona.

Nga 194 personat e prekur nga virusi, 147 janë shëruar dhe nxjerrë nga karantina ndërkaq 47 të tjerë mbahen në karantinë.

Zyrtarët bëjnë të ditur se virusi nuk ka prekur asnjë nga sportistët pjesëmarrës në garat e olimpiadave.

Theksohet se janë pushuar nga detyra 1.200 nëpunës të sigurisë për të cilët është dyshuar se bartin virusin dhe për sigurinë mbështetje ka dhënë edhe ushtria e Koresë së Jugut.

Në çdo vend ku organizohen lojërat, janë vendosur shenja për larjen e duarve dhe dezinfektim.

Nuk ka nevojë për trajtim mjekësor për norovirusin, simptomat e të cilit janë dhimbje intensive e barkut, diarre dhe vjellje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button