Georgievski: Mos anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të prish marrëveshjen e Ohrit

Ish-kryeministri maqedonas dhe lideri aktual i partisë opozitare VMRO-Popullore, për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, ka deklaruar se, në qoftë se Maqedonia nuk zgjidh problemet me Greqinë dhe nuk hyn në BE, atëherë do të krijohet një situatë e re, me çka Marrëveshja e Ohrit nuk do të zgjasë më shumë se pesë vite. Sipas tij, partitë shqiptare do të krijojnë një marrëveshje krejtësisht të re, gjë që do të jetë mjaft dramatike për Maqedoninë. 

“Në rast se Maqedonia nuk zgjidh problemin me Greqinë dhe nuk hyjmë në BE, unë jam pesimistë serioz dhe vlerësoj se Marrëveshja e Ohrit nuk do të zgjas më shumë se pesë vite”, deklaroi Georgievski për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES.

Sa i përket çështjes së emrit, ai për agjencinë BGNES ka thënë se është 99 për qind i sigurt se deri në fund të mandatit të Qeverisë së tanishme, gjegjësisht, gjatë tre viteve të ardhshme, kontesti me Greqinë nuk do të zgjidhet.

Georgievski theksoi se, aq sa pozita greke është duke u treguar joracionale në lidhje me zgjidhjen e kontestit të emrit, edhe pozita maqedonase është po aq jo racionale.

“Nuk ekziston asnjë parti politike e cila do të deklarohet se është për të bërë kompromis të shpejtë në lidhje me emrin e Maqedonisë”, tha Georgievski, sipas të cilit në arritjen e një kompromisi me emrin Maqedonia Veriore ose Maqedonia e Epërme nuk ka asgjë dramatike apo tragjike kur është në pyetje identiteti maqedonas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button