100 ditë udhëheqje, Taravari: me emërimin e drejtorëve kemi depolitizuar arsimin

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot shpalosi të arriturat e udhëheqësisë së re komunale në 100 ditët e para të mandatit 2017-2021 dhe tha se ka:

  • depolitizuar arsimin duke bërë emërime të drejtorëve kryesisht të propozuar nga vetë kolektivet e shkollave;
  • depolitizuar Këshillin Rinor të komunës së Gostivarit, pa mos ndikuar fare në zgjedhjen e kryesisë;
  • paguar mbi 300 mijë euro borxhe të trashëguara duke racionalizuar skajshmërisht shpenzimet;
  • arritur të kursejë 250 mijë euro për një vit te transporti i nxënësve duke mos favorizuar kompani përkatëse;
  • përmirësuar ndriçimin publik, si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra, ndërsa po ashtu u përgatit studim fizibiliti për ndriçimin publik SMART;
  • formuar ekipin e protokollit dhe marrëdhënieve me publikun;
  • lehtësuar qasjen e lirë deri te informatat me karakter publik, njofton Portalb.mk.

Falë donatorëve dhe sipërmarrësve nga Gostivari, Taravari shtoi se:“bëmë një zgjidhje të përkohshme të problemit me çatinë e shkollës “Goce Dellçev”, ndërsa në një të ardhme të afërt, problemin do ta zgjidhim për afat të gjatë”.

Ai theksoi se është arritur marrëveshje me ambasadën e Zvicrës për fillimin e punimeve në deponinë Rusino, ndërsa në muajin prill do të zgjidhet edhe një problem krucial për qytetarët e komunës së Gostivarit, respektivisht do të fillojë me punë Stacioni për filtrimin e ujit.

“Për herë të parë në komunën e  Gostivarit u organizua prezantim i propozim-buxhetit para qytetarëve dhe u debatua mbi të njëjtin. Rritëm të hyrat nga tatimet për rreth 20% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar 2017, gjë që tregon se është rritur besueshmëria e qytetarëve në institucionin komunë”, tha Taravari, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Taravari gjithashtu njoftoi se është prishur një kontratë e dëmshme me parterin privat për parkim zonal, me të cilën qytetarët e Gostivarit dëmtoheshin për çdo muaj nga mbi 5 mijë euro.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button