SHBA apelon: Protestoni, por jini të qetë

Ambasada e SHBA-ve në Shkup është deklaruar sot përmes një njoftimi zyrtar lidhur me paralajmërimet për mbajtjen e protestave gjatë dy ditëve të ardhshme.

Bëhet fjalë për protestat të cilat janë paralajmëruar për nesër në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe qytete tjera, për të shprehur reagimin lidhur me aksionin “Monstrum”, gjegjësisht në lidhje me arrestimet e shqiptarëve për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, si dhe për protestat e paralajmëruar për të shtunën nga ana e komunitetit maqedonas.

“Jemi të informuar që ka pasur thirrje për demostrata në tërë vendin gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën në lidhje me vrasjen e pesë personave muajin e kaluar në afërsi të fshatit Smillkovci. Derisa e drejta për t’u grumbulluar dhe për të shprehur mendimin në mënyrë të qetë duhet respektuar, ne edhe më tej ftojmë qytetarët që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore, të qetë si dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor për këtë çështje në pajtim me ligjet dhe procedurat ligjore të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button