Vrasja në rrugën Xhon Kenedi, kallëzim penal për të dyshuarin

Kundër 28-vjeçarit O.A. të Shkupit i cili është në arrati sot është ngritur kallëzim penal për vrasjen që ndodhi më 20 dhjetor të 2017-s në rrugën Xhon Kenedi të Çairit. Kështu bënë të ditur sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk.

“Ai është i dyshuar se më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orë 17:30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup me përdorim të armë zjarrit (revole automatike me kalibër AK47 7,62x39mm) ka gjuajtur disa herë në drejtim të B.I. (24) nga Shkupi i cili në po të njëjtën ditë, si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Urgjente “Nëna Terezë””, njoftuan nga MPB-ja.

Sipas informatave të verifikuara deri tash, para ngjarjes së krimit, i ndjeri B.I. ka biseduar me tre shokë të tij me çka janë marrë vesh që të takohen në stacionin e autobusit në rr. Xhon Kenedi, përballë Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”. Kur kanë arritur në vendin, kanë filluar të bisedojnë, ku pas disa minutave, në po të njëjtën rrugë, por nga ana e kundërt, para shitores së hekurinave, nga ana e shkollës, është ndalur një veturë e llojit “Jugo” me ngjyrë të kuqe nga ku ka dalë personi O.A. i cili në duar ka mbajtur revole automatike. Pas daljes nga vetura, O.A. është drejtuar kah B.I. dhe pa asnjë paralajmërim ka nisur të gjuajë i cili më pas ka rënë në tokë. Nga dëshmitarët e rastit është ftuar Ndihma e Shpejtë ku B.I. e ka dërguar në Qendrën Urgjente “Nëna Tereza” në Shkup ku, nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Që nga data 20 dhjetor, u dyshuari O.A. është në arrati.

Incident i armatosur në rrugën Xhon Kenedi në Çair, vritet një person

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button