Karateisti Veseli pritet nga kryetari i Komunës së Aerodromit

Karateisti i ri, Faik Veseli pas rezultatit mahnitës në Kampionatin Evropian në Soçi të Rusisë, ku u kurorëzua me medalje të argjendtë, është dekoruar me mirënjohje edhe nga i pari i Komunës së Aerodromit, kryetari Zllatko Marin.

Përveq karateistit Veseli, kryetari i kësaj komune mirënjohje u ka ndarë edhe dy pjesëmarrësve të tjerë me reprezentacionin e Maqedonisë Stole Smillkovski dhe Mario Svinarski, që të tre këta që janë banorë të komunës së Aerodromit.

Faik Veseli u rendit i dyti në konkurrencën e juniorëve në luftëra, ndërsa Stole Smillkovski përfundoi i pesti në kategorinë deri më 55 kilogram.

Komuna e Aerdoromit së shpejti do të bëjë thirrje për ndarjen e mbështetjes financiare  për sportistët e talentuar, e qëllim që të ty japë shtytje të rinjve që të realizojnë ambiciet e tyre si dhe të ndikojnë në zhvillimin e sportit në këtë komunë.

Të përkujtojmë se Faik Veseli në dhjetor të vitit 2017 doli i pari në Kampionatin Ballkanik në Herceg Novi të Malit të Zi. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP