Vlladimir Millçin: Rrezikshëm jemi duke lëvizur prapa!

Pas dy vite e gjysmë pauzë, regjisori Vlladimir Millçin mbajti shfaqje në Shkup. Në produksion të “Artopia”, Millçin me tekst të autorit Ivan Viskoçil e paraqiti shfaqjen “Uzhegnatost”, transmeton Portalb.mk. Përmes një tregimi në lidhje me hetimin zyrtar për punën e një Drejtorie, shfaqja gjithashtu nxjerr në pah realitetin tonë në Maqedoni duke kritikuar kështu qeverinë e shkuar dhe atë aktuale.

Edhe pse teksti i shfaqes është shkruar në vitin 1965 në mënyrë aktuale flet për lëvizjen e rrezikshme prapa, tha regjisori në intervistë për televizionin “Telma”.

Në fokus janë nënpunësit shtetëror. Të paraqitur si injorant dhe të përulur duke qenë kështu të dobishëm për regjimin. Pse e keni zgjedhur këtë tekst, tani dhe këtu?

“Me gjasë për të satën herë duhet të konstatojmë se bota nuk lëviz përpara, por me hapa pas. Dhe kjo është e frikshme se në shekullin 21, ne jetojmë në vitin 1938, 1948, 1968 mendoj në okupimin çekosllovak nga ana e ushtarëve të Paktit të Varshavës. Nëse shikoni, gjithkund shkohet pas dhe pasojat janë katastrofale. Dhe kjo thjeshtë e detyron njeriun të thotë, pritni njëherë kjo që ne e mendojmë se është progres, në të vërtetë është kthim prapa. Dhe kjo na çon në një botë barbarizmi, të pakulturuar, primitive dhe të dhunës. Kjo është arsyeja pse”.

Me këtë shfaqje keni komentuar se si ka qeverisur pushteti paraprak, a keni vërejtje për mënyrën se si vepron pushteti aktual?

“Dy personazhet, e Para dhe e Dyta, siç i quajmë në shfaqe, atë që e flasin tregon se në të vërtetë, pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Ne akoma, përveç pakësimit të trysnisë dhe represionit, nuk e ndjejmë ndryshimin. Ne akoma jemi të ekspozuar ndaj bombardimit me floskula ideologjike, që janë një pjesë trashëgimi nga bolshevizmit, neoliberalizmi dhe kështu me radhë. Domethënë ideologjitë më nuk ekzistojnë si të tilla por si burim i fjalëve që e kanë për detyrë t’i vënë në gjum qytetarët dhe do ta detyronin atë jo vetëm të durojë por edhe të mendojë se më mirë se aq nuk mundet. Kjo është e tmerrshme”.

Kjo shfaqje është bërë në zhanrin grotesk. Keni bërë disa shfaqje në këtë zhanër. A jetojmë në të vërtetë në një realitet grotesk?

“Është e sigurt që jetojmë në një botë groteske, për fat të keq. Edhe atë, në groteskën më të errët, që godet më fuqishëm, në distancën më ekstreme nga komikja. Ku do të përzihen këto dy punë kur ato vazhdimisht ndeshen.  Pa pasur dallim se a bëhet fjalë për film, literaturë, teatër, mendoj se  është zhanri apo stili më i rëndë. Megjithatë, vetëm ky stil mund t’i përgjigjet situatave të këtilla, kur atë që na thonë është në kundërshtim me atë që na bëjnë.” shprehet Millçin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button