Armata turke neutralizon më shumë se 1.300 terroristë në Afrin

Forcat e armatosura turke në operacionin “Dega e ullirit” në Afrin në Sirinë Veriore deri tani neurtalizuan 1.369 pjesëtarë të forcave që Ankaraja i konsideron terroriste, njoftoi sot Shtatmadhoria e Forcave të Armatosure turke.

Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm thuhet se në sulmet e mbrëmshme ajrore të forcave të armatosura turke janë shkatërruar 15 pozicione terroriste, strehimore dhe depo armësh.

Sipas informacioneve nga terreni, gjatë ditës së djeshme janë neutralizuar 103 terroristë nga Njësiti për Mbrojtje të Popullit, Partia Punëtore Kurde, Partia e Unitetit Demokratik dhe grupi ekstremist Shteti Islamik.

Turqia më 20 janar e fillo operacionin “Dega e ullirit” me qëllim të pastrimit të forcave terroriste nga rajoni kufitar i Afrinit, në Sirinë Veriperëndimore.

Operacioni ka për qëllim që të vendosë siguri edhe stabilitetin përgjatë kufirit turk edhe në rajon si dhe mbrojtje të popullatës siriane nga terroristët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button