Real, Zidane: Ambiciet tona nuk janë përmbushur

Reali i Madridit do të presë të mërkurën Paris Saint Germain, për fazën e 1/8-ave të Champions League, një përballje që përkufizohet si përcaktuesja e sezonit për ekipin “Los Blancos”.

Trajneri i kampionëve të Spanjës dhe të Europës, Zinedine Zidane e pranoi që ky vit për skuadrën e tij nuk është si ai i kaluar, me francezin që mori përsipër përgjegjësitë e tij për situatën e krijuar, transmeton Top Channel.

“Ambiciet për këtë sezon nuk janë të pranueshme dhe nuk janë respektuar, – tha Zidane. – Ky sezon është ndryshe dhe ne duhet ta pranojmë. Duhet të jem me futbollistët, çfarëdo që të ndodhë. Jam unë në krye të gjithçkaje dhe përpiqem që t’i përmirësoj gjërat. Ndihem shumë mirë në Madrid dhe do të bëj të pamundurën për të qëndruar këtu”.

Në media është folur shumë për mundësinë e shkarkimit nga detyra te Zidane, nëse Reali eliminohet nga Paris SG, ndërkohë që francezi bëri edhe një analizë për skuadrën transalpine.

“E shoh këtë përballlje pa menduar se çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Nuk shoh të ardhmen, shoh të tashmen. E di që kjo nuk do të zgjasë gjatë të gjithë kohës. Kur të vijë momenti do të kalojmë në diçka tjetër. Për sa i përket PSG-së, është një ekip që është përmirësuar vit pas viti. Po ndryshon dhe këtë sezon po bën paraqitje fantastike, por kjo nuk më habit”, deklaroi më tej Zidane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP