Gjermani, Reus rikthehet në fushë pas 9 muajsh

Futbollisti i shkëlqyeshëm gjerman Marco Reus është rikthyer në fushë pas një pauze nëntë muajshe për shkak të lëndimit. Në fitoren e djeshme të Borussia Dortmund 2:0 kundër HSV-së, Reus kaloi 71 minuta në lojë dhe shënoi një gol për rezultatin përfundimtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori i “milionerëve” ishte i shkëlqyeshëm në fushë, nuk dukej si një lojtar që ka munguar prej nëntë muajsh në fushën e blertë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit. Peter Stoger, trajner i Borussisë pas ndeshjes, nuk fshehu kënaqësinë e kthimit të njërit nga lojtarët më të mirë të tij.

“Loja e Reus-it ishte e frymëzuar, por kjo nuk është një befasi. Ai mund të luante të gjitha 90 minutat. Kjo ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të organizuar. Jam i kënaqur me fitoren, por nuk kemi kohë për pushim dhe do t’i kthehemi asaj çfarë na pret”, ka thënë Stoger për mediat gjermane.

Borussia pas fitores mbeti në vendin e tretë me 37 pikë, një më pak se Leipzig që radhitet i dyti me 19 pikë nga lideri, Bayern Mynih. HSV aktualisht është në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë.

Reus ka luajtur 189 ndeshje zyrtare për “milionerët” dhe ka shënuar 89 gola. Për ekipin kombëtar të Gjermanisë ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP