Ferrari që ec me pedale (Video)

Artisti austriak, Hannes Langeder, ka ndërtuar një Ferrari, i cili lëviz me pedale. Dizajni e lëmuar dhe karroceria e ngjyrosur në të kuqe e automjetit duken mbresëlënëse.

Ky kreacion është në fakt një biçikletë, mbi të cilën është e montuar karroceria që i ngjan Ferrarit.

Pesha e përgjithshme e karrocerisë është 100 kilogramë, duke qenë se është e punuar nga plastika dhe çeliku i lehtë.

Ferrari i Hannesit lëviz me pedale dhe ka 11 shpejtësi, ndërsa i gjithë projekti ka zgjatur rreth një vit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button