Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se tetë për qind

Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar kanë rënë për më shumë se tetë për qind, që është niveli më i ulët nga dhjetori dhe është pasojë e rritjes së prodhimit në SHBA, përforcimit të dollarit dhe rënies së ashpër të indekseve në bursat botërore.

Në Bursën londoneze, çmimi për një barel naftë javën e kaluar ka rënë për 8,5 për qind, në 62,80 dollarë, që është niveli më i ulët prej 13 dhjetorit. Në Bursën e Nju-Jorkut, megjithatë, një barel naftë u lirua për 9,5 për qind, në 59,20 dollarë, që është niveli më i ulët prej 22 dhjetorit.

Për këtë shkak tani çmimet e “arit të zi” janë në minus prej rreth 11 për qind në krahasim me të gjitha nivelet e saj këtë vit, të arritur në fund të janarit.

Берза Њујорк

“Pas një rënie kaq të ashpër në treg, asnjëherë nuk mund të qëndrojë vetëm një shkak. Bëhet fjalë për më shumë prej tyre”, deklaroi Xhim Riterbush, kryetar i kompanisë “Riterbush dhe bashkëpunëtorë”.

Çmimet e naftës janë nën presion për shkak të rënies së ashpër të vlerës së aksioneve në bursat botërore, të shkaktuara nga druajtja e investuesve nga rritja e inflacionit dhe shkallës së kamatave.

Për këtë shkak në Uollstrit çmimet e aksioneve javën e kaluar kanë rënë më shumë se pesë për qind, që i goditi edhe bursat e tjera më të mëdha botërore. Për këtë shkak edhe u zvogëlua prirja e investuesve ndaj rrezikut, që negativisht është shprehur edhe në tregun e derivateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button