Arrestohet një tetovare e cila e ka maltretuar motrën e saj dhe e ka kërcënuar me jetë

Një tetovare gjashtëdhjetëvjeçare L.P mbrëmë në policinë e Tetovës ka denoncuar se motra e saj A.P (62) me të cilën jetën në të njëjtën banesë, psiqikisht e ka maltretuar.

MPB informon se tetovarja ka theksuar se motra e saj e ka mbyllur në njërën nga dhomat duke e kërcënuar edhe me jetë, derisa të bijës së saj ia ka mbyllur derën e hyrjes së banesës dhe nuk e ka lejuar të hyjë brenda.

A.P. është arrestuar dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtejme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Tetovës. Kundër A.P. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP