Është publikuar video nga tërheqja e trupave të alpinistëve maqedonas që ndërruan jetë dje në mal

Shërbimi i ekipit të shpëtimit grek publikoi një video nga tërheqja e trupave të alpinistëve maqedonas Kalina Velevska (27) dhe Aleksander Minovski (35) që ndërruan jetë dje, transmeton Portalb.mk.

Ata ndërruan jetë dje në majën e majën Kajmakçallan të malit Niçe. Sipas informatave që i kanë publikuar mediat greke, trupat e tyre janë gjetur në largësi prej 30 metrash.


Në mal ata kanë qenë së bashku me një grup prej 50 vetave, por pas një kohe janë veçuar nga grupi. Sipas mediave greke, kushtet klimatike kanë qenë shumë të këqija – ka fryrë erë dhe ka pasur mjegull. Aksioni i shpëtimit ka filluar menjëherë t’i kërkojë pas denoncimit të alpinistëve tjerë pasi vërejtën se për një kohë Velevska dhe Minovski nuk janë në grupin e tyre.

Dy alpinist maqedonas humbën jetën në malin Kajmakçalan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button