Vritet edhe një kosovar në Siri

Edhe një shtetas i Kosovës, që ka luftuar në radhët e Shtetit Islamik është vrarë në Siri, njofton MIA.

K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë. Organet e rendit të Kosovës kanë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.

Këto burime kanë bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.

Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.

Të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button