Presidenti serb për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej sot qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Zagreb, me ftesë të koleges së tij kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Është parashikuar që dy presidentët të bisedojnë për fatin e 1.900 personave të zhdukur dhe për kthimin e pasurisë kulturore të zhdukur gjatë konfliktit ushtarak në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, për bashkëpunimin gjatë arrestimit të kriminelëve të dyshuar ushtarak, për pozicionin e pakicave, si dhe për çështjen e pazgjidhur rreth kufirit.

Sipas kabinetit të Grabar-Kitaroviq, në rend dite të bisedimeve nuk do të jenë çështja për “kërkim faljen për agresionin serb mbi Kroacinë, as kërkesa për dëmshpërblim ushtarak nga Serbia”, tema të cilat paraprakisht u paralajmëruan nga ana e Qeverisë së Kroacisë.

Për sigurinë e presidentit serb gjatë vizitës në Zagreb do të angazhohen disa qindra njerëz nga të gjitha njësitet e sistemit të sigurisë të Kroacisë, ndërsa sipas “Jutarnji list”, është siguruar edhe një ekip special i Ndihmës së shpejtë me “sasi të mjaftueshme të gjakut nga grupi i gjakut të Aleksandar Vuçiqit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button