Stuhia e fortë dimërore eka përfshirë qytetin Chicago të SHBA-ve (VIDEO)

Stuhia e fortë dimërore e cila ka përfshirë qytetin Chicago të SHBA-ve po ndikon negativisht në jetën e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtresa e borës në Chicago, e cila që nga dita e enjte e deri më tani ka arritur trashësinë prej 30 centimetrash në disa vende vazhdon duke humbur efektin e saj.

Reshjet e dendura të borës në ditën e parë kur filloi stuhia dimërore kanë shkaktuar anulimin e mbi 1.400 fluturimeve që janë të lidhura me Chicagon ndërsa në ditën e dytë shkaktuan anulimin e më shumë se 400 fluturimeve dhe vonesa në qindra të tjera.

Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe sot, ndërkaq kjo shkaktoi ngrica edhe në brigjet e liqenit Michigan në Chicago.

Përkundër punimeve të vazhdueshme për pastrimin e borës ka patur aksidente në rajone të shumta të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button