Netanyahu i përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij dëshiron paqe, por do të vazhdojë ta mbrojë vetveten kundër Iranit.

Këto komente të tij të mbrëmshme janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision i bombardimit në poziconet iraniane në Siri.

Zoti Netanyahu tha se për këtë çështje ai ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ia kam përsëritur atij obligimin dhe të drejtën tonë për ta mbrojtur vetveten kundër sulmeve nga territori i Sirisë”, tha Netanyahu dhe ka shtuar se “jemi pajtuar se koordinimi ndërmjet armatave tona do të vazhdojë”.

Netanyahu ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e mbështesin” të drejtën e Izraelit për ta mbrotjur vetveten, ka thënë më vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button