Petar Naumoski mbetet kryetar i FBM-s

Sot është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, ku Petar Naumoski mbetet kryetar pasi që mori besimin e klubeve për të drejtuar basketbollin vendor.

Naumoski pas qëndrimit një vit e gjysmë në këtë post, do të mbetet së paku edhe për 6 muaj kryetar i Federatës së Basketbollit.

Në kuvendim ishin të pranishëm 30 delegat nga të cilët 16 votuan pro Naumoskit. Në mbledhjen e njëjtë u miratuan pikat e ditës, raporti financiar për vitin e kaluar dhe rregulli i ri sipas të cilës ndërrimi i kryetarit mund të iniciohet pas 2 viteve punë.

Vendim i qëndrimit të Naumoski në postin e kryetarit solli dëshpërim të madh tek Vlado Ilievski, i cili plot 2 muaj ishte në kërkim të ndryshimeve në postin e kryetarit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button