Ligji për mbështetje financiare të investimeve është bërë publik, ja ku mund ta gjeni

Ligji për mbështetje financiare të investimeve, me të cilin do të zbatohet masat nga plani qeveritar për rritje ekonomike është vendosur në Regjistrin e vetëm elektronik nacional të rregullave (RVEN).

“Me ligjin rregullohet mbështetja financiare e investimeve në vend në bazë të parimeve të transparencës, trajtim i barabartë dhe opinion”, qëndron në përshkrimin e ligjit.

Qëllimi i ligjit është nxitja e rritjes ekonomike dhe zhvillimi në Republikën e Maqedonisë përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë dhe punësimit.

Në ueb faqen e RVEN është theksuar se Propozim ligji duhet të përgatitet deri në datën 1 të muajit të ardhshëm.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, për ligjin në të cilin janë formuar masat nga Plani për rritje ekonomike deri në fund të muajit të ardhshëm duhet të përfundojë edhe procedura kuvendore pas së cilës do të implementohet.

Ligji, shtoi ai, miratohet që të mos ketë nevojë me çdo kompani në mënyrë të veçantë të nënshkruhet kontratë siç ka qenë deri më tani.

Gjatë prezantimit të Planit për rritje ekonomike, Qeveria paralajmëroi se me të ofrohen kushte të njëjta, transparente për investuesit vendor dhe të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP