Pse nuk do të duhej të shkëmbehen territoret e as popullata?

Nuk mund të themi se Kosova dhe Serbia si dy shtete kanë apo nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por kemi të bëjmë me dy popuj që ka kuptimin raportet Shqiptaro-Serbe. Ne Shqiptarët nuk jemi në territore të huaja, por Serbët janë në territore tona stërgjyshore-kjo është arsyeja kryesore pse nuk duhet të shkëmbehen territore  e as  popullata. Nuk mundë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të japim apo shkëmbejmë territorin ton që na përket neve.

Lufta shqiptaro-serbe, asnjëherë nuk është shpallur nga asnjëra instancë nacionale, por edhe armëpushimi ende nuk është shpallur, prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës.

Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aq më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,,normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe” .Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtet që më së shumti është i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto dy shtete nuk kanë nevojë për shkëmbim të territorit e as të popullatës, por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta.

Të kërkojmë vënien e marrëdhënieve diplomatike dhe caktimin e kohës për shkëmbim të ambasadorëve. Këto bisedime, pas shpalljes pavarësisë, tani sivjet festohet një dekadë nga shpallja e Republikë së Kosovës do të jenë të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme. Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete, prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj Serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës. Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko, Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë, por vetëm të shkëmbehen ambasadorët. JO shkëmbim i popullatës, ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet.

Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët, kurse serbët do të jenë përfitues më të mëdhenj. Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmes një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër. Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëherë në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme. Kur marrim këto parasysh këto, nuk duhet kërkuar, përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit.

Jo shkëmbim i territoreve sepse ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona, pasi komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë janë hapësira tona etnike. Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet, por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashmë i ka plotësuar tërësisht.

Kurse Mitrovica nuk është territor i huaj, por është qytet i trungut shqiptarë. Shkëmbim nuk duhet të kemi, pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën tonë. Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serbë është normalizimin e raporteve. Me këto bisedime, Serbia nëse do të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet. Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët. Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që  në Beograd të jenë dy ambasada të shteteve shqiptare, por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror.

Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetencë edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën, atëherë do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës, për dy popujt. Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje, dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. E vetmja është që të kalohet ish-hapësira e ngrehinës së quajtur Jugosllavi të stabilizohet dhe të krijohet së paku një treg unik dhe fillohet të bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button