Vritet një i mitur në Grabanicë të Klinës

Në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës, të dielën nga një armë zjarri e ka humbur jetën një i mitur. Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Rastin e ka konfirmuar për Kohën Ditore zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Kemi të bëjmë me një vrasje aksidentale që ka ndodhur rreth orës 10:20”, ka konfirmuar Rugova. Djali i mitur është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas Rugovës, policia është duke hetuar rastin. Burime brenda policisë kanë thënë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë moshatar. Njëri 12 dhe tjetri 13 vjeç, por pa e saktësuar se cili sa vjeç.

Sipas këtij burimi, të miturit kishin marrë pushkën në shtëpi dhe kishin dalë për gjueti, kur papritmas ngatërrohen në një tel dhe aksidentalisht pushka ka ndezur duke e goditur për vdekje të miturin, i cili thuhet se ka qenë djali i hallës i të miturit tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button