Kuvendi shqiptar, miraton ligjin që lejon EULEX të hetojë

Ligjvënësit miratuan me unanimitet të plotë sot pr/ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, që lejon EULEX të hetojë në Shqipëri mbi akuzat e ngritura nga eurodeputeti Dik Marti për trafikun e organeve njerëzore. 

Me 127 vota pro, Kuvendi kaloi ligjin duke i hapur dritën jeshile heimeve të EULEX në territorin tonë.

Ligji që kërkonte shumicë të cilësuar dhe e mori atë, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ’90, edhe në territorin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button