Netanjahu: Kemi shkaktuar goditje të rënda mbi Sirinë dhe Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi sot se armata izraelite ka shkaktuar goditje të rënda mbi Iranin dhe Sirinë në serinë e sulmeve ajrore të kryera dje.

Ai theksoi se pa kurrfarë dyshime ka sqaruar se “do ta sulmojë secilin që do ta sulmojë” Izraelin.

Kryeministri i Izraelit, Netanjahu, tha se vendi i tij dëshiron paqe, por do të vazhdojë ta mbrojë vetveten kundër Iranit.

Këto komente të tij të mbrëmshme janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision i bombardimit në pozicionet iraniane në Siri.

Netanjahu tha se për këtë çështje ai ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ia kam përsëritur atij obligimin dhe të drejtën tonë për ta mbrojtur vetveten kundër sulmeve nga territori i Sirisë”, tha Netanjahu dhe ka shtuar se “jemi pajtuar se koordinimi ndërmjet armatave tona do të vazhdojë”.

Ai ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Reks Tilerson.

SHBA-ja fuqishëm e mbështet të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetveten, ka thënë më vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hedher Nojert. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button