LOD 2018: Një snoubordist e solli medaljen e parë të artë për SHBA-në

Redmond Xhrard (17) e solli medaljen e parë të artë për SHBA-në Lojërat Olimpike në Pjongçang,  pas fitores në disiplinën “sloupstajl” në snoubording.

Xherard shënoi një rezultat prej 87.16 pikë, duke i lënë pas kanadezët Maks Paro dhe Mark MekMoris.

Nëntë gjyqtarë i vlerësuan kufijtë në aspektin e kompleksitetit dhe saktësisë së elementeve.

Të preferuarit nga Norvegjia, të cilët u paraqitën me tre konkurrentë, patën një ditë zhgënjyese. Fituesi i medaljes së argjendtë në Soçi 2014 Stale Sandbek të mbetur në pozicionin e 4-të, ndërsa adoleshenti dhe senzacioni sezonal gjatë këtij sezoni, Markus Klivilend ka mbetur në vendin e 6-të.

Renditja përfundimtare në sloupstajl (meshkuj) në snoubording:

1. Redmond Xherard (SHBA) 87.16 pikë
2. Maks Paro (Kanada) 86.00
3. Mark MekMoris (Kanada) 85.20
4. Stale Sandbak (Norvegji) 81.01
5. Karlos Garsia Najt (Zelanda e Re) 78.60
6. Markus Klivlend (Norvegji) 77.76. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button