Shtrahe: Njohja e Kosovës është punë e Serbisë

Zëvendës-kancelari austriak Hajns-Kristian Shtrahe propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës.

Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strahe për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net, para shkuarjes në Beograd i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.

Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shpreson që të arrihet kompromis në kuadër të dialogut në Bruksel. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button