Xhaferi, vlerësim të lartë për studjuesit e mjekësisë

Të mërkurën edhe zyrtarisht u shpall i hapur Kongresi i Tretë ndërkombëtarë i shkencave mjeksore, KISCOMS III Macedonia 2012. Kryetari i Organizatës, KISCOMS, Jetmir Sadiku, tha se me anë të këtij aktiviteti kontribuojnë në ndikimin direct në cilësinë e shërbimeve shëndetsore që do ti ofrohen popullit në të ardhmen.

“Ne po dëshmojmë dhe po vulosim angazhimin serioz të një numri të madh të studentëve të shkencave mjeksore me realizimin e këtij projekti. Projekt ky I cili ka për qëllim bashkimin e studentëve të vendeve të ndryshme të cilët studijojnë për shkenca mjeksore I një organizmi të vetëm me karakter ndërkombëtarë shkencor. Gjithashtu ka për qëllim tek ata që të ngritet vetëdija e krijimit të shprehisë së mirë të punës, hulumtimeve dhe aktiviteteve shkencore” tha Sadiku.

I pranishëm në fillimin e punëve të Kongresit ishte edhe zv kryeministri Musa Xhaferi, nën patronazhin e të cilit realizohet edhe ky project. Ai u shpreh i bindur se Kongresi do të shërbej në vetëdijësimin e studentëve të shkencave mjeksore drejt hulumtimeve të reja.

“Jam i bindur se ky Kongres, pas atij në Kosovë e Shqipëri do të shërbejë denjësisht në kontinuitetin e stimulimeve dhe ngritjen e vetëdijes si dhe do të shtojë interesimin e gjërë të studentëve të shkencave mjeksore në Republikën e Maqedonisë. Dëshiroj që të shpreh vlerësimin tim më të madh për studijuesit e shëndetësisë në përgjithsi si një ndër sferat e shkencave më impozanate” tha Xhaferi.

Rektori i Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, Agron Reka nuk nguroi të shpreh kënaqësinë për realizimin e këtij projektit, i cili sic tha se ky Univerzitet do të vazhdojë angazhimin e tij në realizimin e projekteve me interest ë përbashkët shkencor.

“USHT-ja do të jetë i a ngazhuar në realizimin e disa nismave dhe projekteve me interes shkencor dhe kulturor, përfshirë këtu edhe këtë Kongres mbarë kombëtarë dhe kulturor si një dëshmi për vlera të përbashkëta se institucionet tona ndërtojnë cdo ditë e më shumë” tha mes tjerash Reka.

Hapjen solemne të Kongresit e kanë përshëndetur me praninë e tyre edhe Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Cejku dhe ai i Kosovës Skender Durmishi.

Ndryshe, Kongresi ndërkombëtarë i shkencave mjeksore KISCOMS III Macedonia 2012, vazhdon punimet në qytetin e Struges gjatë ditës së enjte, premte dhe të shtune, ndërsa ditën e diel në Universitetin e Tetovës, shënohet fundi i saj duke shpallur edhe fituesit e tij për punimin më të mirë hulumtues shkencor./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button