PSP: Nuk ka pasur tentativë për atentat ndaj Fatime Fetait

Prokuroria Speciale Publike i ka demantuar shkrimet e mediave se ka pasur tentativë për atentat ndaj prokurores, Fatime Fetai pasi që një pjesë e mediave publikuan se pas incidentit të mërkurën në fshatin Bogovinjë në të vërtetë fshihet tentativë për atentat, njofton Portalb.mk.

“Nga Prokuroria Speciale Publike në mënyrë kategorike i kanë demantuar shkrimet e disa mediave ku konfirmohet se një incident që ka ndodhur në fshatin Bogovinjë, të ndodhur me 7 shkurt të këtij viti lidhet me prokuroren Fatime Fetai dhe në të cilat spekulohet se  në prapavijë të incidentit ka pasur tentativë për atentat ndaj saj. Informojmë se se atë ditë prokurorja as që ka qenë në Bogovinjë, dhe as që ka lidhje me të incidenti”, reagojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

Portali Shqipmedia duke u bazuar në burimet e tyre publikoi se pas incidentit të përmemndur fshihet diçka më e madhe, gjegjësisht se ka dyshime se ka qenë skenar për atentat ndaj prokurores.

Në tekstin të cilin e ka publikuar ky portal dhe që është shpërndarë te të tjerët, theksohet se në fshat janë vërejtur disa persona të panjohur me tri vetura dhe policia ka filluar t’i përzë. Gjoja se, siç ka publikuar portali, vetura ka pasur tabela dhe ka dyshime të mëdha se qëllimi ka qenë që Fatime Fetai sepse ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së saj.

Për këtë incident ka informuar edhe policia,por rastin nuk e ka lidhur me prokuroren.

LEXO: “Dramë” në Bogovinë, tre vetura arratisen nga policia, dy prej tyre “Alfat” i kapin në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button