Anketë: Mbi 64 për qind e banorëve janë pro BE-së dhe mbi 66 pro NATO-s

Nëse nesër do të organizohet referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, 64,2 për qind e banorëve kanë dhënë përgjigje ‘pro’, dhe në të njejën pyetje për anëtarësim në NATO, 66 për qind janë deklaruar për ‘pro’.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për hulumtime politike, që është bërë mes 16 dhe 21 dhjetorit të vitit që lamë pas, ku janë anketuar 1,113 banorë të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Gjithsej 45,4 për qind e të anketuarve mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, kurse 15,5 për qind mendojnë që ato do të përkeqësohen.

Lidhur me pyetjen për anëtarësim të Maqedonisë në BE, kundër janë deklaruar 18 për qind, dhe me përgjigjen ‘nuk e di’ janë deklaruar 17,8 për qind e të anketuarve. Në krahasim me të njejtën pyetje në vitin 2016, 66.9 për qind janë deklaruar pro anëtarësimit në BE dhe 24,8 për qind kundër.

Nëse nesër organizohet referendum për anëtarësimin e vendit në NATO, kundër janë deklaruar 15,3 për qind, me ‘nuk e di’ 18, për qind. Në pyetjen e njejtë në vitin 2016, 70,7 për qind kanë qenë pro anëtarësimin dhe 21,4 për qind kundër.

Në pyetjen se si i vlerësojnë marrëdhëniet momentale politike mes Maqedonisë dhe Greqisë, 20,9 për qind thanë se janë të mira, derisa 31,7 për qind thanë se janë deri diku të mira.

Në pyetjen e njejtë 14,9 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se marrëdhëniet janë të këqija, dhe 26,3 për qind kanë thënë se marrëdhëniet deri diku janë të këqija.

Në anketë, qytetarëve u është shtruar edhe pyetja edhe se si i vlerësojnë marrëdhëniet aktuale ndërnjerëzore midis Maqedonisë dhe Greqisë, 23.3 vlerësojnë se janë të mirë, 37.6 disi të mira, 22.6 deri diku të këqija, 10.2 të këqija, ndërsa 6 3 për qind janë përgjigjur me “nuk e di”.

Qytetarët në anketë shprehën qëndrimet e tyre lidhur me shtetet fqinjë, marrëdhëniet me Greqinë, çështjen e emrit dhe eurointegrimet e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button