Të vetëdijshëm, por një gjë nuk e kemi të qartë

Jemi,të vetëdijshëm se ka probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor,probleme politike probleme kufijsh, probleme ekonomike, korrupsioni, drejtësie, por një gjë është e ditur se nuk veprohet drejtë sipas parimeve ndërkombëtare për perspektivën evropiane të rajonit. Edhe pse problemet e mëdha që ka ky rajon do të zgjidhen deri në vitin 2025 parashohin ekspertët ndërkombëtar ? Ndërsa ekspert të ndryshëm, nga vendi dhe të huaj, intlektual, opinionistë,analistë tjerë, mendojnë pak më ndryshe ,kjo mund të zgjasë deri 2050-tën… Çdo kush e ka të qartë se stabiliteti i këtij rajoni, pajtimi mes këtyre vendeve, është i arritshëm vetëm me perspektivën evropiane.

Prandaj,jo rastësisht lakmohen të aterojnë sa më shpejtë në këtë familje të madhe evropiane,të jenë nën ombrellën e Natos, të punojnë për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike për t`iu shmangur destabilizimeve në rajon,konflikteve e të tjera. Pavarësisht dokumenteve që prezantohen sot,se këta shtete do të aterojnë në BE,po qe se I kryejnë detyrat shtëpiake siç duhet. Ajo që më intereson personalisht pse jo dhe publikut shqiptar është me sa vijon:

Është kusht që ti jepet Maqedonisë ca hektar tokë, Malit të zi,Greqisë 12 milje det,që është në kundërshtim me marrëveshjet Ndërkombëtare paraprake. Apo mos vallë Bashkimi Evropian mendon se kështu kryhen detyrat shtëpiake,me një grup jo profesionist,mercenarësh,të cilët vetëm nënshkruajnë,pa u konsultuar me ekspert profesional. Kjo dëshmon qartë se ne si shqiptarë, qoftë në Maqedoni, Kosovë apo Shqipëri , jemi të pabarabartë në mesin e të barabartëve. Jemi mësuar historikisht,“Njerkës ti themi nënë”.

Historikisht ndaj popullit shqiptarë përdoren dy arshina edhe nga politika evropiane,siç është përdorë në Konferencën e Parisit,Londrës etj. Fatkeqësisht kjo politikë vazhdon edhe në shek.XXI,sa i përket shqiptarëve.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet lirisht se këto janë më të avancuarat, më të përkëdhelurat së bashku me Greqinë e cila veç është anëtare e plotë e Natos,bile edhe kërcënohen me veto, po qe se nuk nënshkruajnë marrëveshjet,asnjëherë nuk mund të hynë në BE dhe Nato, sidomos shqiptarët. Pra ne jemi realisht, bira e fundit e kavallit. Shqiptarët jo se nuk kanë aftësi për ti parashikuar gjërat,por është vërtet e kotë, kurrë në BE, kërkesat tona hasin në vesh të shurdhur,sidomos kurrë vijnë në shprehje palët tjera te rajonit në krahasim me shqiptarët.

Përfundojmë:Pra,kurrë bëhet fjalë për shqiptarët, gjithnjë vjen në shprehje metoda e dyshimtë të Rëne Dekartit:”

-Asgjë s`ekziston,

-Edhe nëse ekziston nuk është e vërtetë,

-Edhe nëse është e vërtetë nuk është reale.

Thënë ndryshe, “Mos mbetsh me të qajt Stambolli”…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button