E pabesueshme, violinsti i famshëm shqiptar, është futur në universitet kur ishte 10 vjeç

Është një nga krenaritë e mëdha të Shqipërisë, për faktin se ai është një nga emrat më virtouz dhe më të famshëm në fushën e instrumentistëve shqiptar, transmeton Revista Class. I talentuar,  i njohur kudo në botë, Olen Çezari prezantohet sot si një nga figurat më të kompletuara në botën e artistëve të njohur.

Si i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Xing me Ermalin, prezantuesi i këtij formati u shpreh i mahnitur për faktin që pakkush e dinte deri më sot…Olen Çezari është futur për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura, kur ishte vetëm 10 vjeç, pra me një llogari të thjeshtë matematikore, ai ka përfunduar konservatorin e muzikës në moshën 14 vjeçare.

E besoni apo jo, kjo është e vërteta! Edhe pse prej vitesh ai ndan karrierën e tij dhe angazhimin profesional në zemër të Evropës apo edhe në kontinente të ndryshme të botës, Oleni zgjedh shpesh të jetë prezent me artin e tij këtu duke dhënë koncerte, apo edhe si i ftuar special në festivale dhe kompeticione të ndrysme artistike që organizohen në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP