Grubi pas takimit me Nimic: Zgjidhja përfundimtare për kontestin me emrin të jetë e denjë dhe e pranueshme nga dy palët

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot në Nju-Jork kishte drekë pune me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin, ish diplomatin amerikan, Methju Nimic.

Grubi ia ka shprehur Nimicit të gjitha përshtypjet nga takimet intensive në Uashington, duke përfshirë dhe sugjerimet edhe nga bashkëbiseduesit e tjerë në periudhën midis takimeve të përbashkëta.

Dy bashkëbiseduesit, qëndron në kumtesën e BDI-së diskutuan në përgjithësi për kontestin për emrin dhe ndërmjetësimin e Nimicit dhe shkëmbyen mendime për ngjarjet aktuale.

“Qëndrimet e dy kryeministrave nxisin optimizëm se tani zgjidhja është më afër se kurrë. Sipas Grubit dhe BDI-së, zgjidhja përfundimtare e cila do të arrihet duhet të jetë me dinjitet dhe e pranueshme për të dy palët. Kompromisi duhet të mundësojë integrim urgjent dhe pa asnjë vonesë të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kjo do të kontribuon në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në vendin tonë dhe rajon, por së bashku edhe me reformat sistemore paraqet parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, shtohet në kumtesë.

BDI, shtohet plotësisht i mbështet përpjekjet e Nimic dhe negociatorëve në kontestin me fqinjin tonë jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button