Filipçe: Ekspertë nga BE-ja do të trajnojnë mjekë në Maqedoni

Kërkojmë parter, spital universitar nga BE-ja, me qëllim që ekspertët, sidomos për punë, të cilat nuk kryhen tek ne, të dërgojnë mjekë, të cilët në Maqedoni do t’i trajnojnë mjekët tanë, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë drejtim tashmë është biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë, siç thekson, në vijim janë bisedime edhe me një spital nga Gjermania.

Për reagimet në opinion pas deklaratës së tij se problemi me shkallën e lartë të vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave është edhe për shkak se nënat nuk mbajnë kujdes për gjendjen e tyre shëndetësore, ministri thotë se qëllimi nuk ka qenë fare që dikush të ofendohet, por, siç thekson, ka një numër të caktuar të grave, të cilat paraqitjen e parë tek gjinekologu e kanë vetëm kur lindin.

“Duke dashur të bëjmë plan aksional për strategjinë që seriozisht të përfshihemi në zgjidhjen e këtij problemi, kemi dashur që të ndikojmë mbi të gjithë faktorët për të cilët konsiderojmë se kanë ndikim në problematikën me të cilën jemi përfshirë. Përqënrdohemi dhe kemi plan për atë se si do të ndikojmë në nivelin në Klinikën gjinekologjike në. kuptim që të blejmë pajisje adekuate, tashmë ka filluar me procesin e furnizimit të inkubatorëve. E dinë se më parë nga dy foshnje ka pasur një një inkubator, tani ka 16 inkubatorë të rinj”, thekson Filipçe.

Më tej, shton kemi plan për ngritjen e nivelit të diturisë së mjekëve, që punojnë në këtë profesion. Fillojmë proces të edukimit. Vijnë ekspertë nga jashtë, nga OBSH-ja, të cilët sipas standardeve botërore do t’i trajnojnë mjekët tanë që punojnë në këtë problematikë dhe do t’i trajnojnë”, sqaroi ministri dikasterial.

Përveç strategjisë për zvogëlim të vdekshmërisë së foshnjave, siç informoi, punojnë edhe në planin për edukim në përgjithësi të mjekëve në vend edhe atë si përmes trajnimeve adekuate në vendet e huaja, por mjaftueshëm gjatë që të mund ta fitojnë nivelin e ekspertizës, ashtu edhe në sjelljen e ekspertëve lokalisht në kushte tona.

Strategjia e ardhshme që do ta bëjnë publike është për zvogëlimin e infeksioneve në spitale, e në atë drejtim është reviduar komisioni për infeksione antimikrobe dhe intrahospitale dhe do të bëhet edhe plan aksional.

Sa i përket rritjes së rrogave, paralajmëroi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa rritja e rrogave për kujdestaritë në gjysmën e parë të vitit.

Lidhur me rastin e vdekjes së nënës në spitalin privat gjatë operacionit, Filipçe informoi se Komisioni që e heton rastin vetëm pjesërisht ka përfunduar me punë dhe se dokumentacionin i plotë do të kompletohet kur do të arrijë raporti nga Instituti për mjekësi ligjore, kur edhe do të dalin me qëndrim zyrtar.

Bind se në të gjitha institucionet shëndetësore publike vendore për anestezion shfrytëzohen ilaçe evropiane dhe cilësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button