Ermal Meta e Fabrizio Moro triumfojnë në “Sanremo”

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë shpallur fituesit e festivalit italian “Sanremo”. “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë, ndërsa këngëtarët morën atë që merituan, vendin e parë. Pas gati dy ditësh rrezik skualifikimi për përdorimin e një pjese të një kënge të disa viteve më parë, dyshja simpatike u futën sërish në garë për të shkuar më pas edhe drejtë triumfit, shkruan Bordo.al. 

Ermal Meta dhe Fabrizoi Moro jo vetëm triumfuan, por edhe u hakmorën në një farë mënyre ndaj asaj që ata e cilësuan si padrejtësi ndaj tyre. Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua të shtunën mbrëma në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino  dhe Michelle Hunziker. Njëzet kandidatë konkurruan për çmimin e madh.

Pas raundit të parë të votimeve, në superfinale u kualifikuan Anna Lisa, Lo Stato Sociale, si dhe Ermal Meta e Fabrizio Moro, të cilët dolën edhe të parët, ndërsa do të përfaqësojnë Italinë në Eurosong në Lisbonë të Portugalisë. Italia u tërhoq nga Eurovisioni në vitin 1997 dhe u kthye përsëri pas 13 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP