Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet

Antibiotikët duket se shfrytëzohen së tepërmi për sinusit, derisa shumica e këtyre gjendjeve shkaktohen nga viruset. Studimet më të reja tregojnë se vetëm 3 deri në 5 % e infeksioneve akute të sinusiteve janë me natyrë bakteriale, që do të thotë se po kaq i përgjigjen trajtimit me antibiotikë.

Duke shfrytëzuar të dhënat e nxjerra nga dy studime amerikane mbi praktikën e përshkrimit, hulumtuesit konkluduan se antibiotikët ishin të përshkruara për më shumë se katër nga pesë pacientë me sinusit akut dhe dy të tretat e pacientëve me sinusit kronik, transmeton Telegrafi.

“Nga njohuritë e tanishme duket se antibiotikët përdoren së tepërmi”, thotë studiuesi Donald A.Leopold. “Kjo mund të bazohet në faktin se mjekët ndjejnë nevojën t’i japin pacientit një bar dhe prandaj nuk rezultojnë me mjekime shumë efektive. Por, edhe mund të jetë se antibiotikët vërtet ndihmojnë pacientët të ndjehen më mirë”.

Antibiotikët të përshkruar më së shpeshti

Rhinosinusiti është një inflamacion i vrimës nasale dhe hapësirave sinusale. Simptomat janë konsideruar akute kur kanë zgjatur deri në katër javë dhe, kronike kur kanë vazhduar për tre muaj, ose më gjatë.

Sinusiti akut zakonisht shkaktohet nga infeksione virale. Shkaktarët e sinusitit kronik nuk janë mirë të qarta, por mendohet se nxiten nga inflamacionet. Ka pasur një vlerësim të përgjithshëm se antibiotikët janë të përshkruar së tepërmi në mjekimet e infeksioneve të sinuseve dhe gjendjeve jo të mira shëndetësore të lidhura me sinusitet, por, janë bërë shumë pak studime për ta konfirmuar këtë.

Trajtimet më së tepërmi të përshkruara, për të dy infeksionet sinusitale, akute dhe kronike, janë antibiotikët, të pasuara nga antihistaminikët, dekongjestantët nazal, kortikosteroidet inhaluese dhe ekspektoransët dhe agjentët tjerë mukolitikë.

Penicilina ishte antibiotiku më së shpeshti i përshkruar, i pasuar nga cefalosporinat. Antibiotikët përshkruhen në 70% të rasteve gjatë vizitave shëndetësore për infeksionet kronike të sinusitit dhe në 83% tek infeksionet akute të sinusitit.

Përdorimi i gjerë i antibiotikëve sjell një përfundim se ata duket të jenë efektivë në uljen e simptomave ose në parandalimin e përsëritjes, thonë studiuesit. Një mundësi tjetër e rëndësishme është se shumica e pacientëve kanë sëmundje që tejkalon vetvetiu, e që mund të zgjidhet pavarësisht nga trajtimi, dhe mjekët e tyre përshkruajnë atë çfarë ata mendojë se do të funksionojë.

Steroidet e inhaluara dhe tretësirat e kripës

Përshkrimi i tepër i antibiotikëve në masë të madhe nxitet edhe nga prirjet e pacientëve. Është e kuptueshme që nuk duhet t’i trajtojmë viruset me antibiotikë dhe nuk duhet të supozojmë se antibiotikët janë mjekimi më i mirë për rhinosinusitin kronik ose akut.

Steroidet për inhalim, që përdoren për të ulur inflamacionin, duket të jenë një zgjidhje më e mirë për shumicën e pacientëve me probleme kronike të sinusiteve. Por, këtë mjekim e shkruajnë vetëm në 16.4% të rasteve me pacientë me simptome kronike.

Një prej mjekimeve më të mira për infeksionet akute jo bakteriale të sinusitit është, po ashtu, një prej më të thjeshtave, larja e hundës në mënyrë të vazhdueshme me sprej kripor nazal që është mjaft efektive si zgjidhje terapeutike OTC (jashtë nevojave për t’u përshkruar detyrimisht nga mjeku).

Rekomandohet që pacientët të fillojnë të shfrytëzojnë këto tretësira kripore për spërkatje kur ndjejnë të përparojnë simptomat respiratore.

Terapia me tretësira kripore është më e lirë, efektive dhe më pak e përdorshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP