Erdogan: Ne e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë shtrenjtë

Një helikopter ushtarak i Turqisë është rrëzuar nga luftëtarët kurdë të Njësiteve Popullore Kurde (YPG) afër qytetit Afrin, në pjesën veriore të Sirisë, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Aktuale.mk.

“Një helikopter yni është rrëzuar aktualisht”, tha Erdogan duke folur para antarëve të partisë së tij, AKP në Stamboll dhe ka shtuar se “ne ndoshta e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë çmimin për këtë”.Erdogan nuk ka përmendur ndonjë viktimë e as që ka dhënë informacione më të hollësishtme për këtë incident.

Rrëzimi i helikopterit është konfirmuar ndaras nga zëdhënësi i YPG-së në Afrin, Mustafa Bali.Kjo është fluturakja e parë turke që zyrtarisht është konfirmuar se është rrëzuar mbi Siri, gjatë luftës civile në këtë vend, që filloi gati para shtatë vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button