KM Liria mbret i transferime në mundje

Përkundër asaj se në futboll janë transferimet më të mëdha, kësisoj edhe sporti i mundjes nuk ka ndenjur duar kryq dhe ka punuar që në vendin tonë të ketë transferime të bujshme. Befasia e ditës së fundit, është transferimi më i madh në këtë afat kalimtar, ku mundësi Magomedgaxhi Nurov është bashkuar me KM Liria.

Pas Halil Zubairovit edhe Magomedgaxhi Nurov do të jetë pjesë e klubit më të suksesshëm në vendin tonë, me ç’rast KM Liria me gjithë përforcimet e reja dhe kuadrin e vjetër, tani më mund të synoj suksese ekipore edhe në arenën ndërkombëtare dhe jo vetëm në mundjen e vendit tonë.

Prezantimi i Nurovit do të bëhet ditëve në vijim, kur Nurov do të arrij në Shkup nga Rusia, i cili pritet të jetë pjesë e KM Liria në kampionatin zgjedhor për senior, që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Shtip. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button