Prezantohet softueri i ri për furnizime publike

Në Ministrinë e Financave sot u prezantua softueri më i ri i Byrosë për furnizime publike, me qëllim të mundësimit të transparencës më të madhe dhe llogaridhënies në procesin e lidhjes së marrëveshjeve për furnizime publike.

Risi në sistemin e sendërtuar është publikimi i marrëveshjeve të lidhura, kontrolle falas të dokumentacionit të tenderit, kritereve dhe kushteve dhe për shkak të transparencës së vetë marrëveshjeve, mund të bëhen analiza të mëtutjeshme.

Siç deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Jovana Avramovska, sistemi i ri mundëson analiza të personalizuara, që, sipas saj, është në drejtim të hapjes së transparencës, respektivisht dhënies së mundësisë të gazetarët hulumtues, qytetarët dhe secili që është i interesuar për furnizimet publike mundet vetë të hulumtojë dhe të bëjë analiza të bazuara në të dhënat me të cilat disponon Byroja për furnizime publike, transmeton Mia.

“Ajo që u bë fillimisht është hapja e marrëveshjeve dhe kjo ndodhi me vendim të seancës qeveritare dhe që nga muaji i kaluar marrëveshjet publikohen”, tha Avramovska dhe shtoi se ky është vetëm fillim i hapjes së transparencës dhe ky softuer në të ardhmen do të avancohet.

Nga ky vit të gjitha furnizimet publike do të kryhen në rrugë elektronike, që sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është në drejtim të rritjes së transparencës drejt marrëveshjeve që janë lidhur. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button