Basha: Janë mbyllur 1747 biznese vetëm në janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se në muajin Janar janë mbyllur 1747 biznese, transmeton Sot News.

Sipas tij, këto biznese janë mbyllur sepse nuk mund të paguajnë dot taksat e larta. Basha thotë se 1747 bizneset e mbyllura janë dëshmia kritike për krizën e rëndë.

Statusi i plotë:

1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për Janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike për krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button