Tërmeti në Tajvan, arrin në 14 numri i të vdekurve (VIDEO)

Është rritur në 14 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ditën e martë, që goditi brigjet lindore të Tajvanit, ndërkohë që numri i të lënduarve ka shkuar në 280, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e fundit janë shpalosur nga zyrtarët e vendit, të cilët, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit (CNA), kanë thënë se krahas 14 të vdekurve dhe 280 të lënduarve në Hualien, numri i personave të llogaritur si të zhdukur ka zbritur në tre.

Siç ishte bërë e ditur, Japonia ka dërguar një ekip ekspertësh në rajon për të ndihmuar në aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

Ndryshe, Byroja Qendrore Meteorologjike e Tajvanit ka njoftuar se tërmeti ndodhi në thellësi prej 10.6 kilometra dhe se epiqendra e tij ishte 18.3 kilometra në verilindje të qytetit Hualien.

Qendra e operacioneve urgjente pranë administratës së Hualienit njoftoi se shumë ndërtesa, ura dhe autostrada janë dëmtuar në qytet si pasojë e tërmetit, duke shtuar se është zbatuar ulje e shpejtësisë në linjat e metrosë për shkak të sigurisë në qytetet në afërsi të Hualienit.

Po ashtu, autoritetet ndërprenë edhe procesin arsimor në shkolla dhe bizneset në rajon.

Lideri i Tajvanit, Tsai Ing-Wen, i cili vizitoi qytetin Hualien pas tërmetit, apeloi deri te ushtria, njësitë administrative dhe personeli që udhëheq operacionet e shpëtimit të vazhdojnë përpjekjet derisa të gjenden të gjithë personat e bllokuar nga tërmeti. Ai gjithashtu tha se për të plotësuar nevojat e viktimave të fatkeqësisë dhe qeverisjes lokale, do të mobilizohen të gjitha burimet.

Nga ana tjetër, Qendra për Studime Gjeologjike në SHBA (USGS) njoftoi se tërmeti ishte 6.4 ballë.

Në një tërmet prej 7.6 ballësh i cili goditi Tajvanin në vitin 1999, humbën jetën mbi 2.300 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button