Alexis Sanchez: Erdha në United që të fitoj të gjitha trofetë

Futbollisti Alexis Sanchez, përforcimi i madh i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të dimrit, deklaroi se ka ardhur në klubin më të madh anglez, me të cilin dëshiron të marrë të gjitha trofetë e mundur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndonëse ishte i dëshiruar nga lideri në tabelë, Manchester City, Sanchez vendosi të nënshkruaj me Unitedin.

“Që nga mosha ime e re dhe akoma jam i mendimit se Manchester United është klubi më i madh në Angli. Këtë nuk e them sepse jam këtu, meqë jam i sinqertë dhe nuk po gënjej. Ky është një mendim i im. Ka klube të mëdha, kam luajtur me Arsenalin, që është njëri nga ato klube, por me të ardhur këtu, me të parë simbolin e klubit, i thash vetes se United e ka patjetër t’i fitojë të gjitha trofetë sepse është një klub i madh”, tha Sanchez, i intervistuar nga legjenda franceze e futbollit dhe Arsenalit, Thierry Henry, të cilën e transmetojnë mediat britanike.

Ekipi i “kaltër” nga Manchesteri, akoma është në garë për katër trofe këtë sezon, ku gjasat e Sanchezit për të fituar trofe do të ishin shumë reale, megjithatë ai vendosi të kalojë në ekipin e “kuq” të qytetit.

“Kam ardhur këtu për të fituar. Braktisa Arsenalin sepse dëshiroja të përparoj në karrierën time si lojtar, por edhe të përjetoj gjëra të reja dhe një tjetër klub. Manchester United është një klub gjigant në arenën ndërkombëtare, prandaj erdha këtu të fitoj të gjitha trofetë. Ndryshe nuk do të vija”, përfundoi Sanchez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button