Pyeongchang 2018, Marit Bjoergen sportistja olimpike me më shumë medalje në histori

Marit Bjoergen nga Norvegjia ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore si sportistja me numrin më të madh të medaljeve të fituara. Ajo në garën e sotme të 15 kilometra të vrapimit me ski, fitoi medalje argjendi, duke e çuar në 11 numrin e medaljeve të fituara në karrierë, raporton Anadolu Agency (AA).

Medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të cilat u hapën të premten në Pyeongchang, e fitoi suedezja Charlotte Kalla me kohën 40:44,9 minuta në 15 kilometra të vrapimit me ski. Bjoergen mbeti pas saj për 7,8 sekonda, ndërsa vendi i tretë i takoi finlandezes Krista Parmakoski me mbetje prej 10,1 sekondash.

Kalla bëri dallimin vendimtar në dy kilometrat e fundit të garës, atëherë kur arriti të lë pas 37-vjeçaren Bjoergen.

Me medaljen e sotme, Bjoergen la pas vetes rusen Raisa Smetanina dhe Italianen Stefania Belmondo të cilat kanë me nga 10 medalje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button