Del nga Burgu i Idrizovës komandant Çakalla

Avdil Jakupi i njohur me nofkën komandant Çakalla në luftën e vitit 2001, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dje ka dalë nga Burgu i Idrizovës, njofton Portalb.mk.

Komandant Çakalla në burg ka qëndruar rreth 14 vjet, e gjatë qëndrimit të tij shpesh herë ka pasur probleme me veshkat.

Supozohet se pas daljes nga burgu, Çakalla do t’i nënshtrohet edhe një intervenimi kirurgjik.

“Pas 14 vjet dola nga burgu, i falënderoj të gjithë ata që ishin me mua gjatë këtyre ditëve”, tha Çakalla në rrjetin social Fejsbuk

 

Më poshtë mund të dëgjoni edhe një fjalim që Çakalla pati para disa muajve, pas ndërrimit të pushetit ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button