Shkup, anulohet ndërtimi i Shkallëve Spanjolle në komunën Qendër

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka anuluar dhe e ka shpallur si të pavlefshëm vendimin e “Amadeus Development” për ndërtim të objektit komercial në territorin e qytetit, pjesë e të cilit do të ishin edhe Shkallët Spanjolle, njofton Portalb.mk.

Organet kompetente në komunë kanë konstatuar se investuesi në afat prej dy vjetësh pas aktvendimit, siç parasheh ligji për ndërtim, nuk ka filluar me ndërtim të objektit.

“Sipas Nenit 66, paragrafi 1 të ligjit, miratimi i ndërtimit nuk vlen derisa investuesi nuk fillon me ndërtimin në afat prej dy vjetësh nga dita e miratimit të ndërtimit me aktvendim”, thonë nga Komuna e Qendrës.

Sipas planit, objekti komercial i cili duhej të ndërtohej, ishte i gjatë 16 metra dhe në të përfshinte edhe Shkallë Spanjolle

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button