Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshje të shiut, në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore dhe në viset më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe borës, ndërsa në viset malore do të bjerë borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore.  Vende-vende do të formohet shtresë bore, ndërsa në viset malore dukshëm do të rritet. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor, më e theksuar në pjesët perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në nëntë gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje shiu.  Temperatura e mëngjesit  do të ulet deri dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri pesë gradë.

Të dielën pasdite reshjet do të pushojnë, ndërsa të hënën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button