Muzaka: Kampionati thuajse i joni, golin ia dedikoj vëllait të Osmanit

Gjergji Muzaka, autor i golit që i dha 3 pikët Skënderbeut kundër flamurtarit, në intervistën pas ndeshjes për mediat është shprehur se korçarët pothuajse tashmë e kanë siguruar titullin kampion. Muzaka nuk harron t’ia dedikojë golin vëllait të Osmanit i cili gjatë festimit të golit ra nga tribuna duke përfunduar me urgjencë në spital.

Goli i pestë në këtë kampionat. Protagonist në ndeshje të rëndësishme. Po bëhej gati për të ndërruar.

Jemi të lumtur, si edhe unë. Jo vetëm për golin, por që i shërbeva skuadrës për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndeshje që vendosen edhe kur loja e skuadrës nuk është maksimale. Jeni mësuar të merrni pikë edhe kështu?

Do thosha që avantazhi i pikëve që kishim na jep luksin të administrojmë lojën pa rrezikuar. Nuk kishim pse të shkonim në sulm, mjaftonte që të administronim lojën dhe e bëmë. Shfrytëzuam rastin dhe morën 3 pikët.

Flamurtari jua bëri të vështirë. Ka lidhje me mënyrën që festuat?

Ky gol dhe ky trepikësh, 90% vulosin kampionatin, sepse na japin avantazh me ndjekësit. Kjo ishte arsyeja pse festova ashtu. Jemi prej gjaku dhe prej mishi, prandaj edhe festova ashtu.

Mendoni se do jeni fitues të kampionatit?

Absolutisht që nuk jemi shpallur ende kampionë, por kemi eksperiencën dhe luksin të administrojmë këtë avantazh që kemi me ndjekësit.

E do një foto tek holli i stadiumit?

Nuk ka rëndësi foto, rëndësi ka që të ngremë trofeun.

Sa herë që Daja kërkon t’ju ndërrojë, ju shënoni. Ç’do të thotë kjo?

Nuk e di, shpresoj të justifikoj besimin e trajnerit gjithmonë sa herë aktivizohem.

Cili është vlerësimi juaj për shpikjen e Dajës, për t’ju vendosur juve si mesfushor?

Do thosha që do kisha dashur të punoja më herët me Ilir Dajën. Jam përshtatur mirë në atë pozicion, por është edhe eksperienca që të lejon.

90% kampionati ka përfunduar. Do fillojë një kampionat tek Skënderbeu për golashënuesin më të mirë?

Nuk e besoj, seriozisht unë nuk e dija mirë sa gola kisha shënuar deri tani. Fakti që shënojnë të gjithë, tregon që shpirti i grupit është i madh. Golin ia kushtoj vëllait të Osmanit, shpresoj të bëhet mirë.

(e.k/BalkanWeb)

Skënderbeu fiton ndaj Flamurtarit

U rrëzua nga tribuna e stadiumit, ja gjendja e vëllait të Osmanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button