Snapchat ka filtra të fshehura! Kështu mund t’i gjeni ato (FOTO)

Filtrat e e Snapchat janë një nga tiparet më argëtuese të aplikacionit. Të gjithë e kemi bërë hotdogun e famshëm të Snapchat të kërcejë mbi kokën e dikujt, apo edhe Bitmojin tonë. Nëse ndonjëherë keni dashur që të kishte më shumë filtra, dëshira juaj u bë realitet. Tashmë jo vetëm hotdogun; mund të bëni të kërcejë sipër kokës së dikujt edhe Drake nën tingujt e Hotline Bling, transmeton Lajmi.net.

Hyni në Snapcata, një uebsajt i ri që ka me dhjetëra filtra! Ju garantojmë që nuk do të dini kë të zgjidhni më parë. Çdo filtër në Snapcata.com është krijuar nga kontribuesit që kanë përdorur Snapchat Lens Studio.

Për fat të keq, këto filtra janë të disponueshme vetëm për 24 orë. Megjithatë mund t’i ruani të preferuarat tuaja në Snapcata.com që të keni akses dhe t’i rishkarkoni sa herë të dëshironi. Procesi është shumë i thjeshtë. Shkoni në Snapcata, zgjidhni një filtër dhe shtypni “kliko këtu që ta shtoni menjëherë në Snapchat” (Click here to add directly to Snapchat).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button