Orban: Ardhmëria e BE-së – britanikët jashtë, Ballkani brenda, Evropa e Mesme poshtë

Ballkani duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, e këtë e pranoi edhe vet BE-ja në Strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Kur formohej NATO-ja u paraqit një shprehje, e cila mund të haset edhe në disa shkrime diplomatike, se qëllimi i saj është ‘të mbahen amerikanët brenda, rusët jashtë, ndërsa gjermanët poshtë’. Nëse e parafrazoj këtë, ardhmëria e BE-së do të dukej kështu: britanikët jashtë, Ballkani brenda, Evropa e Mesme lartë”, deklaroi Orban në fjalimin e tij në fillim të Biznes forumit hungarezo-serb në Budapest, që u mbajt në korniza të seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve.

Orban tha se edhe në BE është pranuar qëndrimi se Ballkani duhet të integrohet në bllok, për çka Brukseli përcaktoi edhe termin – viti 2025.

Виктор Орбан

Ne jemi të lumtur për këtë datë. Kjo është modeste dhe shumë larg. Neve na nevojitet ndonjë termin më ambicioz, por edhe fakti që u caktua viti 2025 është më shumë se çka do qoftë deri tani, pasi deri tani nuk kemi dëgjuar datë”, shtoi Orban.

Në tubimin fjalim mbajti edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, e cila tha se “Serbia nuk dëshiron të bëhet anëtare e BE-së si vend, të cilit do t’i duhet ndihmë dhe përkrahje, por si shtet i cili drejtpërdrejtë do të mund të kontribuojë për stabilitetin  ekonomik të Evropës”.

Në kuadër të seancës së përbashkët të qeverivë të Hungarisë dhe të Serbisë në Budapest janë nënshkruar edhe disa marrëveshje për bashkëpunim bilateral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button