Zaev realizoi takim me një delegacion të organizatës “Lajons Maqedoni”

Kryeministri Zoran Zaev sot në takim me delegacionin e fondacionit ndërkombëtar të klubeve Lajons (LCIF), “Lajons distrikt 132 – Maqedoni” ka përshëndetur misionin e tyre humanitar dhe kontributin për përfaqësimin e Maqedonisë, potencialet e saj turistike dhe mundësitë për investim në planin ndërkombëtar.

Anëtarët e “Klubit Lajons – 132 Maqedoni” kanë njoftuar kryeministrin me aktivitetet e fundit, siç është bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale për organizimin e aksioneve për përmirësimin e mjedisit jetësor.

Zaev ka pranuar ftesën për të hapur Forumin e Evropës – 2018, i cili do të mbahet nga 25 deri më 27 tetor të këtij viti në Shkup, duke vlerësuar se organizimi i ngjarjeve të tilla të mëdha janë mundësi ideale për prezantimin e mundësive për investim në Maqedoni, për prezantimin e kapaciteteve turistike dhe ekonomike.

Delegacioni i Lajons, i udhëhequr nga Nebojsha Davidovski, themelues i parë i klubit Lajons në vend, i shoqëruar nga anëtarët Sonja Bojaxhieva dhe Zoran Trajkovski, kryeministrit i kanë dhuruar distinktiv me rastin e 100 vjetorit të ekzistimit të organizatës më të madhe të servisit botëror, në nivel global, e cila numëron rreth 1.350.000 anëtarë, të shoqëruar nga 46.000 klube.

Misioni i organizatës ndërkombëtare është e orientuar drejt organizimit të aktiviteteve të ndryshme për përmirësimin e jetës së personave të verbër, personave të sëmurë nga diabeti, kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe aktiviteteve në ekologji.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button