NATO planifikon formimin e dy qendrave të reja komanduese

NATO po shqyrton plane për krijimin e dy qendrave të reja komanduese, si përgjigje të “aneksimit rus të Krimesë dhe përforcimit të ndikimit të Rusisë në Evropë”, deklaroi një burim nga selia e Aleancës në Bruksel, transmeton MIA. 

Sipas tij, bëhet fjalë për komandën e forcave detare dhe qendrës komanduese për logjistikë, të cilët duhet të mundësojnë sistemim të shpejtë të forcave të NATO-s në Evropë në raste konflikti potencial.

Vendimi për formimin e qendrave të reja komanduese zyrtarisht ende nuk është marrë, por sekretari amerikan për mbrojtje Xhejms Matis tanimë ka biseduar me kolegët e tij në NATO për selitë eventuale të dy komandave.

Burimi thekson se disa vende, mes të cilave dhe Gjermania, SHBA-ja, Portugalia dhe Polonia, veçmë kanë ofruar që komandat të jenë të stacionuara në territoret e tyre, duke shtuar se vendimi përfundimtar do të sillet në Samitin e NATO-s në korrik të këtij viti.

Megjithatë, sipas burimit të NATO-s, selia e njërës komandë si duket do të jetë në Norfolk në shtetin amerikan të Virxhinias, ndërsa e dyta në qytetin Ulm apo në Këln të Gjermanisë.

Formimi i dy qendrave të reja komanduese me mbi 1.500 ushtarë dhe oficerë do të paraqiste zgjerim më i madh i kapaciteteve të NATO-s në dy dekadat e fundit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button